Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuleba, do të takohen në Turqi.
Ky takim është konfirmaur nga vetë Ministria Ruse dhe është takimi i parë misid dy ministrave që prej fillimit të luftës më 24 shkurt.
Lavrov do të fluturojë në një forum diplomatik ndërkombëtar në Antalia dhe “kontakti” i tij me Kuleba është planifikuar të ndodhë atje.
Takimi u propozua nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i cili kishte propozuar mbajtjen e tij në një format trepalësh me të, Kuleba dhe Lavrov në tryezë.
Deri më tani është raportuar se takimi do të zhvillohet më 10 mars, ndërsa forumi diplomatik është planifikuar të mbahet më 11 mars.
Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës deri më tani janë dëshmuar sfiduese, pa asnjë marrëveshje konkrete të arritur ende.




