Erion Braçe: Çdo votë për PS e kemi fituar me djersë dhe pa zarfe, por vetëm prej punës, nuk i kam trajtuar kurrë njerëzit si plaçkë…

0
37

Zv.kryeministri Erion Braçe, thotë se çdo votë që ka sjellë fitoren e Partisë Socialiste, është e pastër dhe e pacënueshme dhe kurrë e blerë.

Ai thekson me anë të një statusi në rrjetet sociale, se nuk ka pasur shantazh, apo presion, ndërsa shton se kurrë nuk i ka trajtuar njerëzit si plaçkë, që mund të blihen me zarfe.

“17. 611 vota për PSSH! 54.57% te votës popullore! 19.23% te votave  te Partise Socialiste ne  qarkun Fier! Kjo është fitorja e PS ne Divjake, Terbuf, Grabian, Gradishte, Remas, Allkaj, Krutje, Bubullime, Kolonje!

Çdo vote, cdo vote deri tek vota e 17. 611-te, e paster, e pacenueshme! vote mundi e djerse, vote prej punes, vetem prej punes! kurre e blere!

Kurre e marre me shantazh, presion! Kurre e kushtezuar! Zero! Asnje e tille! Perkundrazi., Nga Divjaka me zarfa ne lagjet e saj! Kurre ne jeten time nuk i trajtova njerezit si plaçke! Kurre ne jeten time nuk i vura njeriut çmim! Ndaj i shoh ne sy te gjithe; mbeshtetes, votues, kundershtues!”, shkruan Erion Braçe.

 

Zjarr Tv Ad