Bashkëshortja e liderit demokrat, Lulzim Basha, Aurela, postoi një foto, ku shiheshin të dy duke ecur me makinë në një rrugë rurale, pa e specifikuar vendin se ku. Padyshim që fotoja kërkonte të përcillte mesazhin s’e Basha, është një familjar i rregullt dhe e diela e tyre, është njësoj si e shumë familjeve të tjera shqiptare, një motiv për t’u arratisur e për të kaluar më shumë kohë me njëri-tjetrit.
Por, ndjekësit e rrjetit që janë më shumë se të vëmendshëm, pikasën një detaj, që ndoshta dhe i kishte shpëtuar zonjës Basha, kreu i PD-së ishte duke e drejtuar makinën pa rrip, i cili prej kohësh është i detyrueshëm për shoferët, e madje gjobat për mosmbajtjen e tij janë të majme.
Menjëherë nisën memet, debatet në rrjet dhe akuzat për pakujdesi ndaj kreut demokrat, por mbështetësit e tij e kishin dhe alibinë se pse Basha, nuk mbante rrip. Sipas tyre, kreu demokrat Lulzim Basha, është më shumë se 1 metër e 90 centimetra dhe ai është automatikisht i përjashtuar nga mbajtja e rripit, sipas një parashikimi të Kodit Rrugor.
Sanksionohet se rripi nuk është i detyrueshëm për personat që janë mbi 1.90 metër, si dhe ata që janë më pak se 1.50, dhe ligjërisht kreu demokrat duket se i ka larë duart, pasi ai sipas ndjekësve të tij është 1.92 metra i gjatë.
Pavarësisht kësaj alibie, kjo nuk i ka penguar kundërshtarët e tij politik që të reagojnë dhe të nxisin një sërë akuzash në rrjetet sociale. Një nga të parët që reagon gjithnjë në të tilla raste, është edhe Erion Braçe, i cili fare pa ndrojtje, ka fyer dhe bashkëshorten e Bashës, e cila në fakt nuk duket në foto nëse e ka vënë apo jo rripin.
I gjendur nën kritikat e vazhdueshme të ndjekësve, Braçe ka nxitur dhe një tezë të re, që Basha qarkullon rrugëve pa patentë të vlefshme, e në rast se do të ishte kështu, padyshim që përgjegjësia e pare, do të binte mbi Policisë, se pse nuk e ndalon…
”O qyq, nuk di i ke vene kujt metrin ti, ketij dhe kesaj, por edhe ketij ketu. Por sipas ligjit, kete te drejte e jep nje komision mjekoligjor, as ti dhe mbi te gjitha se merr dot kush vete kete “te drejte”! Pa pyete kete dhe ate qe i paske vene metrin, kane nje leje te tille ligjore? Natyrisht qe jo! Dhe a e di pse? SEPSE KY NUK KA PATENTE VALIDE FARE! Keshtu qe para se te besh tellallin, pyet njehere, pale kupton ndonje gje nga ato qe meson!”, shkruan Braçe në një nga komentet.
”Të thuash duket me sy qe eshte i gjate nga “te provuarit me nje dokument arsyen e perjashtimit nga mbajtja e rripit” eshte nje diference e madhe. Dokumenti nuk leshohet me sy, por me nje proces nga nje komision mjekesor. Ky tipi nuk e ka nje te tille. E di pse? Sepse ky nuk ka patente prej vitit 2016!”, vijon Braçe.
”E ke seriozisht? Po i ke vene meter ti ktij? Po ksaj tjetres se dhe kjo me rrypin ne krah eshte po rrip ska vene!!”, vazhdojnë komentet e zv.kryeministrit, i cili në ndryshim nga Basha që të dielën ja ka dedikuar familjes, ka vendosur që të bëjë sherr me ndjekësit për rripin, gruan, maskën e kreut të PD-së.




