Zëvendës Kryeministri Erion Braçe, ka publikuar disa foto nga punimet e rrugës së Bishtçukezës në fshat, që po asfaltohet. Braçe thotë se zgjedhjet kanë mbaruar, por punët jo. Me ironi shkruan se rruga e shtruar nuk u bë për vota, por të paktën t’u shërbejë fshatarëve për eksportin e shalqinit.
Postimi:
“PUNOJME!
Po asfaltohet rruga e Bishtcukezes, nga rruga nacionale ne qender te fshatit! Zgjedhjet kane mbaruar, punet jo,vazhdojme. Per vota as qe vlejti, shumica nuk e cmoi; Te pakten tu vleje per eksportin e shalqinit!Beni shalqi te mire dhe te kuq!“-shkruan Braçe.





