Erion Veliaj: Si guxon Sali Berisha të rikthehet për herë të tretë?! Ne jemi në prag të shkrimit të historisë, që po shkon drejt mandatit të tretë…

0
2297

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, në një takim të zhvilluar me qytetarët në Njësinë 5, është shprehur se; Partia Socialiste, është në prag të shkrimit të historisë, sepse shkon e sigurt drejt fitores së mandatit të tretë.

Gjithashtu, Veliaj tha se; në Shqipëri ka shumë punë që janë nisur nga Partia Socialiste, të cilat ajo do t’i përfundojë me sukses, ndërsa alternativa e PD-LSI, janë riciklimi i vjetërsirave.

“Fakti që edhe shumë nga kundërshtarët tanë po i bashkohen familjes së PS, do të thotë se jemi në rrugë të mbarë. Alternativa që na vjen nga PD-LSI është riciklimi i vjetërsirave dhe kjo nuk mund të quhet ndryshim, nuk mund të quhet gjë e re.

Këtu nuk është pyetja vazhdimi i mandatit të tretë për PS. Këtu pyetja është: Si guxon rikthehet për herë të tretë Saliu?! Pasi eleminoi preu, veshi shumicën e nënave me të zeza dhe sot thotë: “Më provoni edhe njëherë të tretë, në moshën e Enverit! Ky është thelbi”, –  është shprehur kryebashkiaku Veliaj.

Zjarr Tv Ad