Erisa Xhixho: Shpopullimi po zbraz shkollat ,12 mijë fëmijë dhe gjimnazistë më pak në shkollat fillore, 9-vjeçare dhe të mesme

0
66

Nga Erisa Xhixho/

Shpopullimi po zbraz shkollat , 12 mijë fëmijë dhe gjimnazistë më pak në shkollat fillore, 9-vjeçare dhe të mesme.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, emigracioni i lartë dhe rënia e lindshmërisë po tkurrin me shpejtësi popullsinë e re në moshë. Më pak nxënës janë regjistruar në këtë vit shkollor, për shkak të largimit masiv të qytetarëve jashtë vendit dhe reduktimit të lindjeve.

Në vitin shkollor 2021-2022 janë regjistruar në arsimin parauniversitar 453 989 nxënës dhe fëmijë,12 mijë fëmijë dhe gjimnazistë më pak në shkollat fillore, 9-vjeçare dhe të mesme krahasuar me 2020-2021.

Shifra bëhet akoma më alarmante kur kujtojmë se në 5 vitet e fundit janë regjistruar 74 mijë nxënës më pak në shkollat tona.

Një familje që mendon ikjen nga vendi si opsionin e vetëm për një të ardhme për fëmijët e saj është reflektim i politikave të dështuara të qeverisë.

Sot është jetike për vendin politikat kundër shpopullimin ,që mbështesin mirëqenien e shqiptarëve dhe arsimimin e të rinjve, për të shmangur këtë hemorragji që nuk po ndalet !

Por qeveria Rama nuk e ka prioritet arsimin dhe të rinjtë , por inceneratorët dhe pagesat e tyre që nuk ndaluan as në periudhën e pandemis, as tani që qytetarët nuk po përballojnë dot çmimet e larta të ushqimeve dhe karburanti

Zjarr Tv Ad