Zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar thotë se vendimi për shpalljen non-grata të Sali Berishës nuk është politik, por institucional dhe që ka nisur prej administratës Trump.
Në një intervistë për “News24”, Escobar i quajti të “rrezikshme” deklaratat se “non-grata” e Berishës ka ardhur nga ndikimi i George Soros.
“Nuk është vendim politik, është një vendim institucional dhe nëse sheh rastet e shpallura dje në Veri të Kosovës, nuk është një administratë, nuk janë vendime politike të bëra nga një administratë apo nga tjetra.
Pyetje: Dakord, disa këtu thonë se është skemë e Sorosit dhe miqve të tij, përfshi Edi Ramën dhe ambasadoren tuaj këtu.
Nuk është e vërtetë, në fakt është e rrezikshme, njerëzit nuk duhet t’i shohin këto vendime si politike, por si luftë ndaj korrupsionit.
Ne e bëjmë sipas vendimit tonë, autoriteteve tona, nëse doni të ndëshkoni hetoni. Kjo nuk ka të bëjë me Amerikën që sfidojn korrupsionin në Shqipëri. Por me Amerikën që mbështet sfidën e Shqipërisë kundër korrupsionit”, tha ndër të tjera Escobar.




