Është e pavërtetë/ Edi Rama përgënjeshtron Macron: Nuk na paguajnë për afganët, po punojmë për integrimin e tyre në shoqëri…

0
69

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median franceze ka folur për afganët që janë strehuar në Shqipëri.

Gjatë intervistës me gazetaren Luiz Seiller, Rama ka përgënjeshtraur fjalët e presidentit të Francës Emmanuel Macron, ku tha se Shqipëria paguhet për akomodimin e tyre.

I pyetur nga gazetarja pikërisht për këtë Rama tha “është e pavërtetë”. Duke shtuar se afganët që kanë mbërritur në Shqipëri, kanë punuar në vendin e  tyre në organizata jo qeveritare dhe kompani private dhe se disa prej tyre po i mbulojnë shpenzimet e tyre, por duke theksuar se nuk i kanë dhënë asnjë cent shtetit shqiptar.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se po punohet për intergrimin e tyre në shoqëri, pasi disa prej tyre mund të mbeten këtu përgjithmonë.

“Disa prej tyre janë gazetarë dhe teknikë dhe po shikojmë mundësinë t’i integrojmë në sistemin tonë mediatik”.

Zjarr Tv Ad