Mazhoranca ka kaluar me votim me procedura të përshpejtuara projektligjin per Eurobondin me vlerë 700 milionë euro, duke kapur pa përgatitur opozitën.
Ishte Gazment Bardhi ai që reagoi ashpër nga vendi i tij, duke e akuzuar Nikollën se po shkel rregulloren e kuvendit, pasi nuk mund të shtohen pika në mënyrë të përshpejtuar.
Pjesë nga debati:
Duhet t’i qëndroni rregullores. Fjala për procedure jepet menjëherë. Pika e dytë ishin njoftimet. Pasi ka nisur seanca plenare nuk mund të shtohet pika në rendin e ditës se kështu i teket Edi Ramës apo qoftë dhe ju zonja Kryetare. Në pikën dy njoftime të kishit bërë këtë një ftim.
Nuk mund të shtoni një cështje, se kjo është shkelje flagrante e rregullores. Ju e hidhni në votim. A ja keni shpërndarë deputetevë projektvendimin? Ky është kuvendi i Shqipërisë dhe ju nuk mund të na trjatoni ne sikur na keni në xhep, dhe mund të na nxirrni dhe të na nxirrini sipas qejfit. Ku e ke vendimin?
Nikolla: Është hedhur në sistem.
Bardhi: Jo nuk është hedhur në sistem.
Nikolla: Është në sistem sipas procedurave të përshpejtuara.
Bardhi: Kjo kërkesë nuk ka qenë e depozituar. Nuk mund të shtoni gjëra dhe të ftoni për votim. Anulloni votimin. Paraqitni kërkesën e ardhur nga këshilli i ministrave. Ta shqyrtojmë dhe ta votojmë.
Parlamenti të funksionojë me rregullore, jo me urdhërat e Taulant Ballës, nuk je zëdhënësja e Taulant Ballës. Unë e kam besuar atë zotim që keni bërë, por dita ditës po e shkelni.
Balla: Të ngeli në gojë emeri im. Cfarë ke mor zotëri? Hiqe nga goja emrin tim. S’ka të bëjë me mua fare.
E di që e keni inatin me zotin Bode, por ka qenë. Zoti ju ruajtë me këtë lloj që keni.




