Evi Kokalari sulmon sërish Bardhin: Mbeturinë e Bashës, s’do e prezantoja kurrë me kryetarin e “Log Cabin America”! Të hapë shoqatë për konservatorët GAY në Shqipëri

0
212

Aktivistja Evi Kokalari ka sulmuar sërish deputetin demokrat Gazment Bardhi. Dje ajo i kërkoi Bardhit të hapë “Log Cabin Albania”, ku të mblidhte konservatorët homoseksualë në Shqipëri, madje i tha se mund ta prezantonte me mikun e saj, kryetarin e Log Cabin America që ta ndihmonte me procesin.

Por ditën e sotme në një tjetër postim, ajo e cilëson Bardhin “mbeturinë të Lulzim Bashës”, teksa thotë se nuk do ta prezantonte kurrë me mikun e saj, pasi ai është i bukur, me inteligjencë dhe me integritet.

Kokalari thotë se në postimin e djeshëm vetëm ka kërkuar që BArdhi të hapë shoqatën “Log Cabin”, ku të mbledhë konservatorët gay në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Hey, po s’ju vjen turp që keni kujtuar se po mundohesha ta prezantoja Gaz Bardhin me Kryetarin e Log Cabin America për romancë rozë?

O njerëz, po miku im është yll i bukur, me një inteligjencë dhe integritet të pa parë dhe s’do e prezantoja kurrë me këto mbeturinat e Lul Bashës.

Fjalën e kisha që Gaz Bardhi të hap shoqatën Log Cabin për konservatorët gay në Shqipëri me ndihmën e mikut tim.

Tregohuni pak më të zgjuar ju lutem.

Zjarr Tv Ad