Falsifikimi i firmës në dokumentin e Kuvendit, Fatos Lubonja: Të flasë Gramoz Ruçi!

0
83

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit në Gjykatën Kushtetuese ku po diskutohet kërkesa për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lubonja tha se problematike është fakti që në këtë proces flitet për falsifikim dokumentesh, pasi një dokument për komisionin hetimor ka dy data të ndryshme.

“Këtu ka shumë për t’u thënë, veçanërisht duke parë dhe një zhvillim të fundit këtë ditë me një akuzë ku Kuvendi duhet ta shqyrtojë. Falsifikim është se meqenëse data deri kur Kuvendi i Shqipërisë mund të funksiononte ishte data 10 maj, pasi 4 muajt e fundit s’bëheshin komisionet. Për të bërë këtë komisionin Had-Hoc për Ilir Metën në një parlament që dihet se si ishte, pasi me opozitën tjetër e mendonin se nuk e bënin dot.

Përveç të tjerave iu është dashur që të falsifikojnë dokumentin e funksionimit, apo e vendosjes të komisionit nga Kuvendi dhe kanë spostuar datën. Ekzistojnë sot dy dokumente me firmën e Ruçit, një i datës 5 dhe një i datës 6 që ndryshojnë për këtë qëllim, për të evituar këtë problem me datën e funksionimit. Përtej problemit “Meta”, kjo ngre një problem të madh. Këtu po bëhet një propagandë e madhe; mund të heqim data, se janë të këqij, mund të shkelim ligjin, por rëndësi ka që t’i heqim. Këtu merr pjesë dhe ambasada e SHBA-ve. Në këtë aspekt rilindasit kanë shkuar lart dhe unë shoh një gjë.

Për Gramoz Ruçin është thënë shumë, por doja të dija prononcimin e tij për këtë dokument. A ka firmosur një apo dy. Është falsifikator apo ia kanë falsifikuar firmën. Në kulturën e tij të burokracisë, s’ma merr mendja se ai mund ta ketë firmosur, ose nëse është ashtu, të japë llogari para organeve se ka firmosur. Këto gjëra s’kanë të bëjnë vetëm me Ruçin dhe Metën, por me të gjithë ne. Nëse ti shkel procedurën, ke shkelur ligjin.

Por a dëmtohet politikisht Ilir Meta? Lubonja theksoi se të dalësh kundra Edi Ramës sot, është pozitive dhe nuk të krijon kosto politike te elektorati shqiptar.

“Ka që thonë se ai duhet të kishte ikur prej kohësh dhe të hynte në politikë. Ta linte vendin e presidentit për të bërë politikë. Do të ishte më efikase. Ky është argument që meriton respekt. Por kur opozita la parlamentin me këtë argument që këtu nuk funksionin më dhe s’mund të jemi fasadë e regjimit, në vend që të kishte ndjeshmëri më të madhe, dhe popullore, u abuzua dhe më shumë me këtë ikje të opozitës. Dhe sot thuhet; ishte gabim që ikën. Kemi të bëjmë me një Musolin modern që shfrytëzon këtë situatë. Këtu kemi të bëmë me disa mendje fashiste që nuk tërhiqen. Kur ke kapur disa pushtete, këtu je në fashizëm të kamufluar, në tregun e lirë dhe i mbështetur nga amerikanët. Këtu jemi në Maduro, me mbështetje amerikane.

Zjarr Tv Ad