Familja e reperit Kleviol Ahmetaj, i njohur dhe si “Cllevio”, thotë se i riu po keqtrajtohet në paraburgimin e Fierit dhe prej katër ditësh ndodhet në grevë urie. Sipas mesazhit, “Cllevios” nuk po i jepet as ndihmë mjekësore.
Mesazhi është publikuar nga një studio private avokatie dhe pretendohet se në regjistrin e burgut është faktuar trajtimi dhe gjendja e reperit. Kleviol Ahmetaj një ditë para arrestimit u konfliktua fizikisht me reperin Noizy në Durrës.
Gjykata e kishte lënë atë në me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, por ai u konstatua nga agjentët në jashtë banese dhe jo në Lushnje ku duhet të ishte, por në qytetin bregdetar. Menjëherë “Cllevio” u arrestua.
Mesazhi për gjendjen e Kleviol Ahmetit në burg
“Me urdher te Arjan Hsanit, Fatos Likes dhe shefit te regjimit Mato. Kleviol Ahmetaj me emrin Artistik Cllevio po keqtrajtohet ne paraburgim te Fierit. I Burgosuri eshte me te vjella ne greve urie per rreth 4 dite dhe nuk i jepet asnje mjekim. Cdo gje eshte faktuar ne regjistrin e burgut.
Dhoma ne te cilen qendron Cllevio eshte ne kushte mizerabel. Asnje trajtim shendetsor ne gjendjen ne te cilen ndodhet Kleviol Ahmetaj nuk i jepet mundesia te ankohet ne asnje institucion. SH.K.B Ministri i Drejtesise Gjykata e Krimeve te Renda Duhet te nderhyje menjehere ne lidhje me kete ç’eshtje!”




