Wednesday, March 25, 2026
Ballina Aktualitet Faqet zyrtare të institucioneve publike dalin sërish offline deri në mesnatë, AKSHI...

Faqet zyrtare të institucioneve publike dalin sërish offline deri në mesnatë, AKSHI zbulon arsyen: Do kryejmë një operacion mirëmbajtje

0
51

Faqet zyrtare të institucioneve publike do të jenë sërish offline sot nga ora 14:00 deri në 23:59.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bën me dije se gjatë kësaj kohe do të kryhet një operacion mirëmbajtje për sistemet dhe faqet e këtij institucioneve të cilat pak javë më parë ranë pre e një sulmi kibernetik

Në njoftim thuhet se kjo ndërhyrje do i shërbime përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike online.

Njoftimi i AKSHI-t

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u bën me dije qytetarëve shqiptarë se sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike.

Kjo ndërhyrje në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik, do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve nëse gjatë ditës së sotme mund të hasni vështirësi në aksesin e çdo faqeje publike.

Zjarr Tv Ad