Analisti Fatos Lubonja, në një rubrikën ‘Opinion’ për procesin për zgjedhjen e presidentit, duke u ndalur edhe tek marrëdhënia politike mes Ilir Metës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Lubonja u shpreh se presidenti duhet të jetë një figurë përfaqësuese, duke shtuar se sipas tij presidenti i radhës pritet të jetë me një profil shumë të ulët.
Gjithashtu theksoi se e sheh pozitive nëse do të ketë bashkëpunim Berisha-Meta.
“Varësisht nga situata mendoj se janë zgjedhur më mirë presidentë kur ka qenë ligji që kërkonte që presidenti të ishte më shumë përfaqësues i unitetit të popullit. Do të thoja që rasti ku kemi ardhur është rast ekstrem i një mazhorancë fituese që ka përballë një forcë opozitare që nuk e përfill. Pra ka shumë pak konsideratë për opozitën. Gjykoj që do të zgjidhet një president me vullnetin e plotë të mazhorancës, me një profili më të ulët se çdoherë të tjetër. Do ishte surprizë nëse do të zgjidhej ndonjë me autoritet. Sipas asaj që parashikoj mendoj se do të jetë shumë poshtë.
E ardhmja politike e presidentit Ilir Meta?
Lubonja: Në zhvillimet e fundit ka qenë shumë aktiv politikisht si president, mendoj që kjo bëhet kaq shpejt për të ndezur motorët e LSI në fuqi të plotë,. Besoj që do të merret një vendim që do të përcaktojë Ilir Metën kryetar të LSI-së. Edhe deklaratat e tij të fundit paralajmëruan një opozitë të fortë kundër Edi Ramës. Raporti Berisha-Meta , besoj do të jetë një lloj bashkëpunimi, nuk e di deri në çfarë shkalle. Fakti që Berisha me gjithë këto goditje që ka marrë edhe me humbjet sepse ka qenë pjesëtar i humbjes, mbetet përsëri figurë e fuqishme brenda kampit të PD. Ne kemi një shoqëri që imiton më shumë pasardhësit…Nuk them se shqiptarët nuk do të prisnin me një lloj entuziazmi të rinj, por nuk është aq e thjeshtë. Sot politikani më i fuqishëm që kemi është Edi Rama, por në fund të fundit nuk arriti dot të krijojë, por shkoi tek PS”, tha Lubonja.
Sa i përket luftës në Ukrainë dhe përballjes mes perëndimit me Rusinë, analisti Lubonja tha se situata ndiqet me një shqetësim të madh.
“Në Itali shikohet me një shqetësim të madh me një ndarje në dysh të opinionit, mes atyre që janë më shumë me frymën e luftës me idenë që Putin duhet mundur ushtarakisht, dhe është pjesa tjetër që ka qenë kundër dërgimit të armëve dhe që janë për paqe dhe negociata”, u shpreh më tej analisti.




