Fermerët e Lushnjes, Fierit dhe Divjakës në protestë, bllokojnë “Pushimin e shoferit”

0
35

Qindra fermerë të Lushnjës, Fierit dhe Divjakës janë ngritur në protestë paraditen e kësaj të premteje. Ata kërkojnë uljen e çmimeve të karburanteve dhe janë sensibilizuar me qytetarët e tjerë që prej dy ditësh mblidhen para Kryeministrisë.

“Pushimi i shoferit” në Lushnjë është një nga nyjet kryesore të autostradës për qarkullimin e mjeteve drejt jugut të vendit. Radhët e mjeteve kanë kaluar në disa kilometra, ndërsa aty ka pasur dhe prezencë të lartë të efektivëve të policisë të cilët janë përpjekur të ndalojnë fermerët.

Ata kanë çarë kordonin policor dhe kanë bllokuar rrugën për disa minuta dhe pasi kanë dhënë mesazhet e tyre, kanë kërkuar reagim nga qeveria dhe në mënyrë të organizuar janë larguar. Protesta ka qenë paqësore dhe nuk është shënuar asnjë incident.

Zjarr Tv Ad