Fier/ Automjeti përplas motoçikletën, humb jetën 57-vjeçari

0
15

Mëngjesin e kësaj të enjte rreth orës 9 një 57-vjeçar ka humbur jetën ku është përplasur  nga një automjet teksa ishte duke lëvizur me një motoçikletë.

57-vjeçari me iniciale A.L ishte banues në Mollaj të Mallakatrës, ndërsa ngjarja ndodhi në afërsi të vendit të quajtur “24 orëshi” pjesë e autostradës Levan-Tepelenë.

Mësohet se shkaktari i aksidentit ishte një 27-vjeçar me iniciale A.H, i cili drejtonte automjetin tip “Range Rover”, ku u përplas me motoçikletën e viktimës duke i shkaktuar atij humbjen e jetës.

Autori u shoqërua në Komisariatin e Fierit, ndërkohë grupi hetimor po punon për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

 

Zjarr Tv Ad