“Filluan një terror artikujsh edhe në gazeta prestigjoze”, Rama: Vjosa është egërsira e fundit lumore që nuk do hyjë në cirkun e kafshëve të zbutura…

0
116

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për projektin për shpalljen e Vjosës, Park Kombëtar. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se Vjosa është egërsira e fundit lumore që nuk do hyjë në cirkun e kafshëve të zbutura të sistemit energjetik.

Ndërkohë ai shtoi se e kthyen Vjosën në një zonë të mbrojtur ku u ndaluan ndërtimi i hidrocentraleve.

Rama: E priti me shumë kënaqësi ftesën tonë për të përveshur mëngët, përvec se për të nxjerrë zhurmën. Kjo është e rëndësishme se organizata Patagonia ka ata që ne na duhet, dija dhe eksperienca në një fushë si kjo e mbrojtes përmes sistemit të Parkut Kombetar të një pjese të rëndësishme të vendit, e cila duket si e lehtë por është shume e vështirë, sepse Vjosa kalon mes përmes trupit të Shqipërisë.

Të thuash Park Kombetar është fjalë goje.

Kur thonë që ky është lumi I fundit I eger në Europë, bëjnë sikur harrojnë sikur lumenjte e tjerë i kanë zbutur. Perderisa po e bëjmë, e bëjmë me bindje të plotë. Këta që duan Vjosën të egër, ne s’mund të ndërtojmë një rezervat edhe njerzit ti egersojmë për dëshirat.

Një hapësirë për një zhvilim që mbron mjedisin dhe ushqen shendetshem gjeneratat që do ia lënë Vjosën trashëgimi, në një rrugë të re, të pashkelur në Evropë. Vjosa është egersira e fundit lumore që nuk do hy ne cirkun e fundit të kafshëve.

Ne e vendosëm Vjosën më mbrojtje, e kthyem në zonë të mbrojtur për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentraleve.

Filluan një terror artikujsh edhe ne gazeta prestigjoze.

Ne deri sot i kemi shtuar teritorit të vendit zona të mbrojtua, duke e cuar në 21 %, ambicia është të shkojmë në 30%.

Zjarr Tv Ad