Vijon operacioni “Sezoni”, shkon në 4 numri i të arrestuarve.
Vihet në pranga nga policia, autori kryesor i vjedhjeve, i shpallur në kërkim gjatë operacionit “Sezoni”.
Kapja e 45-vjeçarit, nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale euro, lekë dhe sendet e vjedhura në banesa.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Sezoni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, finalizuar një ditë më parë nga Komisariati i Policisë Nr. 2, Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas të tjerë, ka vijuar puna me hetime të thelluara, për kapjen e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Ky shtetas, në bashkëpunim me persona te tjerë të arrestuar, vidhte kasaforta, sende me vlerë dhe shuma parash në banesa të ndryshme në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet me vlerë të vjedhura në banesa, shuma të konsiderueshme parash (euro dhe lekë), veshje, 3 aparate celular, njëra prej kasafortave të vjedhura, 1 automjet dhe sendet që autorët përdornin për të kryer vjedhjet.
Po në vijim të operacionit u bë i mundur dokumentimi i vjedhjes në banesën e shtetasit E. Ç., ku autorët kanë marrë bizhuteri dhe një shumë parash.
Falë punës së KOMISARIATIT NR2 e cila bën një punë impenjative dhe e palodhur kundrejt personave me precedentë penale.
Brënda muajit ky Komisariat ka marrë dhe një letër falenderimi nga qytetarët lidhur me punën e tyre korrekte.Kjo eshte policia qe duam!




