Fitim Zekthi: Basha ka lënë një mundësi hapur për t’u ribërë kryetar. Komisioni i Rithemelimit t’i bashkohet PD-së, por Berisha…

0
112

Anëtari i kryesisë së PD, Fitim Zekthi beson se Lulzim Basha ka lënë sot një mundësi hapur për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike, përmes zgjedhjeve për kryetar.

Zekthi tha në emisionin “Opinion” se Komisioni i Rithemelimit tashmë duhet t’i bashkohet PD-së, por Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e kësaj force politike, pasi statuti i partisë i ndalon personat e shpallur “non-grata”.

“Duket që nuk është dorëheqje e parevokueshme, ai është larguar por ka lënë një mundësi hapur. Unë kështu e lexoj. Është dorëhequr nga funksionet. Nëse ka ndërmend të ribëhet kryetar, ai do të shkojë në garë besoj. Për mua nuk ka PD zyrtare dhe jo-zyrtare. Ka një PD që nuk ka më kryetar, kjo parti do të shkojë në zgjedhje për kryetar në një moment që do ta vendosin ata që kanë të drejtën e vendimmarjes, kryesia në këtë rast. Komisioni i Rithemelimit duhet të shkojë në PD, siç do shkojë unë, Salianji… Në statutin e PD-së ka një klauzolë që nuk i lejon ata që janë “non-grata” të jenë në PD,” deklaroi ndër të tjera Zekthi.

Zjarr Tv Ad