Një nga deputetët e rinj të PD-së të dalë nga zgjedhjet e 25 prilit në Vlorë, Arbi Agalliu ka komentuar zhvillimet e fundit brenda politike, duke theksuar se lideri historik Sali Berisha është histroria.
‘Si një individ që ka vendosur të ngrejë jetën e tij në Shqipëri, si një prind i dy fëmijëve, padyshim që më nxit për të bërë aq sa mundem aq sa mund në këtë sistem për të kthyer shpresën”, shprehet Agalliu. Qasjen e PD-së ndaj të rinjve, Agalliu e sheh si pozitive e po ashtu cilëson dhe ndryshimet brenda partisë.
Kur pyetet për Sali Berishën, Agallia thotë se ardhmja nuk duhet shkruar duke harruar të shkuarën. “Partitë janë bërë për të bashkuar njerëzit e ideologjive të njëjta. Nëse nga partitë largojmë njerëz, atëherë humbasim nocionin e Partisë. Sali Berisha, është pjesë e historisë politike, duam ne s’duam ne. Ka kontribut të jashtëzakonshëm për PD”.




