Neritan Ceka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, teksa ka diskutuar lidhur me Zgjedhjet e 25 Prillit, ai është shprehur se do ta mbështesë Lulzim Bashën, edhe pse PD është në opozitë.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Një lider opozite, që ka humbur katër herë në zgjedhje, mos është vallë ky fitimtar për të humbur ?
Ceka:Po përse duhet të fitojë gjithmonë? Këta çunat e mirë që kemi sot në opozitë po i fute në pozitë nesër, do të bëhen si këta që janë tani, çfarë fituam? Asnjë gjë.
Rakipi: Ju po thoni të rrinë në opozitë?
Ceka:Të rrinë në opozitë, të forcojnë opozitën të bëjnë opozitën mirë, sepse këtë se kemi pasur.
Rakipi: Dhe vetë Bashës kjo i pëlqen, me çfarë kemi vënë re.
Ceka:Kjo më pëlqen dhe mua.
Curri: Kjo është origjinale.
Rakipi:Na keni kapur mat, se dhe atij këtu i ka mbetur mendja, thotë rri aty në opozitë.
Curri: Dhe ai një ditë kur të fitojë, do të habitet.
Rakipi: Nuk besoj se do ta pranojë. Ai nuk ikën nga aty.
Ceka:Unë do ta mbështes për opozitë.
Curri: Përjetësisht?
Ceka: Përjetësisht.
Rakipi: Ai nuk ikën ng partia.
Ceka:Do ta mbështes edhe katër vjet si zgjedhës, se njerëzit mendojnë se jam i PD-së, por nuk jam aktivist i PD-së.




