Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë foltoren e tij këtë radhë në qytetin e Korçës.
Lajmi është konfirmuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili ka ftuar të gjithë demokratët që të marrin pjesë në mbledhje.
Foltorja do të mbahet ditën e premte në datën 15, ora 18.00 ne kinema “Milenium”. Ditën e djeshme Berisha mbajti foltorten në Elbasan, ku paralajmëroi protesta të mëdha të opozitës për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.
“Te nderuar qytetare dhe anetare te PD te Qarkut Korce,Diten e Premte, date 15.10.2021, ora 18.00 ne kinema Milenium ne Korce mbahet Foltorja e z. Sali Berisha me qytetaret dhe antaresine e PD te Qarkut.Jeni te ftuar te merrni pjese.Le te mblidhemi te gjithe per nje PD me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur”, shkruan Spaho.




