Foto/ Arrestohet zjarrfikësi ‘hero’, dhunonte sistematikisht gruan dhe fëmijët

0
44

Arrestohet zjarrfikësi Lorenc Hatia i cili është i njohur nga të gjithë si hero. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme i ka vënë prangat një zjarrfikësi të akuzuar për veprat penale “Torturë” dhe “Dhunë në familje”.

Vetëm dy vjet më parë ai u bë ‘hero’ pasi ishte një nga punonjësit e zjarrfikësve që mori pjesë në shpëtimin e Bibliotekës Kombëtare që u përfshi nga flakët në 16 mars 2017.


Madje dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj publikoi foton e tij dhe një falënderim të veçantë.

Por sot Ministria e Brendshme tha se familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA. Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes.

Zjarr Tv Ad