Kryeministri Edi Rama ka uruar mësuesit dhe pedagogët për datën e 7 Marsit, ditë kjo që njihet ndryshe si ‘Dita e Mësuesit’.
Shefi i qeverisë nuk ka zgjedhur shumë fjalë për të përcjellë urimet për punën dhe kontributin e mësuesve, por një foto të thjeshtë mbi të cilën shkruhet në tabelën e zezë “Gëzuar 7 Marsin”.
“MIRËMËNGJES 😃dhe GËZUAR DITËN E MËSUESIT “, shkruan Rama.
Këtë foto kryeministri e ka shpërndarë në Facebook, ndërsa nuk kanë munguar urimet për 7 Marsin.





