FOTO/ Mbështetësit e Berishës dështojnë të ngjiten nga kati i dytë, sulmohen befasisht, njëri shfaqet i gjakosur

0
52

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë dështuar të ngjiten në katin e dytë të selisë së PD. Ata kanë marrë një shkallë të gjatë dhe janë ngjitur në katin e dytë por aty janë sulmuar me gaz lotsjellës dhe sende të forta nga persona nde të paidentifikuar.

Siç shihet dhe nga fotot, disa persona që kanë dalë nga kati i dytë dhe qëndronin brenda selisë blu janë shfaqur menjëherë dhe kanë dëbuar mbështetësit e ish-kryeministrit. Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur në kokë dhe është ndihmuar nga të tjerët për të zbritur.

Zjarr Tv Ad