Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas shqyrtimit të rezultateve të Prokurorisë së Përgjithshme se kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari ka qenë i dënuar në Greqi, ka vendosur të mos i ndërpresë mandatin këtij të fundit.
“Jemi para një fakti ku Kreshnik Hajdari ka paraqitur formularin e vetëdeklarimit me disa të dhëna dhe në gjykimin e tij,, nuk ka paraqitur një të dhënë me një proces penal në një kohë të caktuar të zhvilluar ndaj tij në territorin e republikës greke. Në vlerësimin e tij ka qenë e panevojshme ose ka harruar. Kjo e dhënë nuk përbën, tashmë e certifikuar nga Prokuroria e Përgjithshme, nuk e përfshin në kushtet e ndalimit. Ngelet diskutimi te fakti që nuk e ka deklaruar. Edhe në respektim të precedentëve të krijuar nga ky institucion që nga viti 2020 ne kemi mbajtur qëndrimin që nuk ka detyrim subjekti vetëdeklaruar rrethana apo shkaqe që e ndalojnë të marrin poste publike. Në vlerësimin tim qëndron bindja se një subjekt qe ka detyrimin të deklarojë, nuk ka detyrimin të përfshirë në të të dhëna që nuk përbëjnë shkak për të kandiduar. Besoj që nuk ka një shkak ligjor që kryebshkiakut të Kuçovës t’i ndërpritet mandati. Kjo është një çështje që nuk i përket KQZ”, tha Celibashi




