Furnizoi me euro false bashkë me shokun e tij, makinën me karburant, arrestohet 17-vjeçari

0
32

Policia arrestoi një 21 vjeçar, pasi bashkë me një shtetas tjetër i cili po procedohet në gjendje të lirë furnizuan mjetin me karburant, duke përdorur një kartmonedhë të dyshuar të falsifikuar.

Ngjarja ka ndodhur te Zogu i Zi, ku do të rinjtë i dhanë punonjësit të karburantit 50 euro, që ishte false.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë arrestoi në flagrancë shtetasin: – A. Ç., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi: K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë furnizuar mjetin me karburant në një pikë karburanti pranë “Zogut të Zi”, dyshohet se i kanë dhënë punonjësit të karburantit një kartmonedhë të prerjes 50 euro të dyshuar të falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Falsifikimit të monedhave të kryer në bashkëpunim”.

Zjarr Tv Ad