Gara për Shkodrën, Lulzim Basha zyrtarizon kandidatin për kryetar Bashkie (EMRI)

0
82

Ish-kryetari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 6 marsit.

Për kandidimin e Bushatit është dakortësuar në mbledhjen e Bashës me drejesit politikë të gjashtë bashkive që do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Mbledhja po zhvillohet aktualisht në selinë blu.

Kujtojmë se në Shkodër, koalicioni “Shtëpia e Lirisë” do të garojë me Bardh Spahinë, i zgjedhur nga primaret e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së.

Ndërsa Partia Socialiste garon me ish-prefekten e Shkodrës, Majlinda Angoni.

Zjarr Tv Ad