Gazetari Artan Hoxha publikon videon brenda parcelës me ha*shash/ Këtu kryhet edhe procesi i tharjes

0
116

Gazetari Artan Hoxha, ka publikuar në emisionin “Opinion” disa imazhe të regjistruara në zona të ndryshme të vendit, ku shihen parcela të tëra të mbjella me kanabis.

Hoxha tha se; këtë vit çmimi i kanabisit, ka arritur deri në 1300 euro kilogrami, ndërsa u shpreh se personat që e kultivojnë, nuk janë banorë të zonave, por grupe nga Tirana, Fushë-Krujë, Kukësi, Mamurrasi apo zona të tjera.

Gazetari tha se njëra  prej videove, në të cilën shihet procesi i tharjes së kanabisit, është regjistruar në zonën e Skraparit.

“Pjesa në e madhe e ushqimeve që shihen këtu, janë ushqime. Supermarketi më i afërt nga vendi ku është gjetur kanabisi, është një ditë larg. Këta që e kanë kultivuar, nuk janë banorë të zonës, por janë grupe  nga Tirana, nga Kukësi, nga Fushë-Kruja, nga Mamurrasi”.

Hoxha solli edhe disa foto, ku shihen se si në këtë proces përdoren edhe panelet diellore.

Zjarr Tv Ad