Gazetari: Nëse Basha të thërret në zyrë, Jul të dua një vend fitues në listën e Shkodrës? Ja çfarë përgjigje ka për Bashën Julian Deda…

0
1132

Aktori shumë i dashur për publikun, Julian Deda, është shumë aktiv lidhur me çështjet politike. Aktori ishte i ftuar në emisionin “PolitikOn”, ku është pyetur nga Alfred Lela, nëse Lulzim Basha, do e propozonte për deputet në Shkodër, si do të reagonte ai.

Pa hezituar fare Juli tha se; Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe ky është momenti i duhur për ta bërë këtë gjë, mirëpo si fillim do të konsultohej njëherë me familjen e tij, më pas do të kthente përgjigje përfundimtare.

Padiskutim që familja do të ishte përkrah tij dhe babai i tij, aktori i njohur Zef Deda, do ta këshillonte që të kandidonte.

Alfred Lela: Nëse Lulzim Basha do të marrë në telefon dhe të thërret në zyrë dhe të thotë, “Jul të dua një vend fitues, një listë fitues në listën e Shkodrës”, si do t’i përgjigjeshe ti?

Julian Deda: E kam thënë gjithmonë që për të më shkëputur mua nga skena duhet të ndodhë nëj gjë shumë e madhe. Në këtë rast ky vit është shumë diçiziv dhe të gjithë duhet të kontribojmë për ndryshimin pasi jemi shumë afër një ngjarje të madhe për veten tonë, Shqipërinë, fëmijët tanë. Nëse ma bëntë këtë ftesë unë do i thoja më ler të mendohem pak dhe të konsultohem me familjen, pasi familja është shumë e rëndësishme familja për të arritur një konkluzion.

Alfred Lela: Çfarë do thoshte Zef Deda për këtë?

Julian Deda: Besoj se do më thoshte ‘Duhet të futesh bab, duhet ndryshim patjetër”, kështu është shprehur aktori Julian Deda.

Zjarr Tv Ad