Gazetarja i nxjerr të tjera sekrete Enkeleda Kapedanit: Organizonte shortin brenda në Gjykatë…

0
283

Një nga temat më të diskutura ditwn e djeshme në vend, ka qenë kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pasi u publikuan disa video të saj që i kishte postuar në “Tik Tok”, ku shihej të sfilonte në ambientet e Gjykatës.

Ajo që bëri më shumë bujë dhe që shkaktoi revoltë te publiku, ishin markat e shtrenjta me të cilat vishej ajo dhe që i reklamonte me krenari. Sigurisht kënga në sfond “jam mafia, rrethi im o mafia” shkaktoi zemërim të madh në opinionin publik.

Ndërkohë sot gazetarja Klodiana Lala në “Opinion” shkoi dhe më tej ku deklaroi se gjyqtarja Kapedani organizonte shortin në Gjykatën e Elbasanit.

Klodiana Lala: Fevzi unë di që zonja gjyqtare organizonte shortin në Gjykatën e Elbasanit.

Saimir Vishaj: Jo tani, le të mos i hedhim baltë.

Klodiana Lala: Po të lutem tani, i di unë këto

Saimir Vishaj: Le të mos i hedhim baltë tani…

Klodiana Lala: Kam informacione, madje ka pasur dhe dosje të forta në duar.

Zjarr Tv Ad