Aktivisti Genc Sejko, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar lidhur me ngjarjet më të fundit në vendin tonë, siç është ajo e Zgjedhjeve për kreun e ri të PD-së.
Sejko shkruan se; “Mos u ankoni për zgjedhjet në PD. ‘Jo nuk kemi kohë për fushatë’. Jo, po Luli duhet të japi dorëheqjen’. ‘Jo, po kushtet nuk janë të barabarta”, ku sipas tij këto janë justifikime të kota.
Postimi:
“Edhe një të fundit. Ky është testi më i mirë për ata që synojë marrjen në kontroll të opozitës. Mos u ankoni për zgjedhjet në PD. ‘Jo nuk kemi kohë për fushatë’. Jo, po Luli duhet të japi dorëheqjen. ‘Jo, po kushtet nuk janë të barabarta’. Këto janë justifikime kot. Po ja u vodhi zgjedhjet Basha, imagjino se ç’do ju bënte Rama”, kështu shkruan Genc Sejko.




