Gënjeshtra e Krifcës, vendimi për Skemën Mbështetëse “zhduket” nga lista e VKM-ve

0
56

Qeveria ka publikuar sot vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Pjesë e vendimeve janë zbardhja e planit për integrimin në BE për vitet 2022-2024, caktimi i Artemis Malos si pjesë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme apo edhe rikonstruksioni i disa spitaleve.

Por çfarë ndodhi paraditen e sotme? Nga “pasarela” e vendosur në hyrjen e kryeministrisë, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca deklaroi se në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi të miratojë skemën Mbështetëse për vitin 2022.

“Përshëndetje, është një lajm i mirë për bujqësinë shqiptare. Sot kemi miratuar vendimin për skemën mbështetëse për vitin 2022, është një skemë që mbështet bizneset e vogla. Skema do të zgjerojë përfituesit e naftës, kjo ul koston për fermerët tanë. Do të ulen kostot prodhuese, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës kemi gati planin për informimin dhe për të çuar dije në fermat shqiptare.”-tha ministrja.

Në vëzhgimin e VKM-ve të publikuara sot, nuk rezulton në asnjë nga vendimet, deklarata e Krifcës. Çfarë ka ndodhur? Kush e detyroi ministren të gënjente? A mos vendimi u kthye mbrapsht për ndonjë ndryshim a pasaktësi? Këtë me siguri e di vetë ministrja, që më së paku mund të bënte një sqarim publik dhe të mos vraponte për të kapur mikrofonin e ERTV-së./ Dosja.al

Zjarr Tv Ad