Miliarderi Elon Musk ka sugjeruar hetimin e atyre që bëjnë thirrje për bojkotimin e reklamave në Twitter, pasi biznesmeni e bleu atë muajin e kaluar.
Të paktën 26 organizata të themeluara nga qeveritë e Bashkimit Evropian dhe filantropi George Soros i kanë bërë thirrje reklamuesve kryesorë në Twitter të bojkotojnë platformën nëse Musk rikthen llogaritë e censuruara më herët nga gjiganti i rrjetit social.
Sipas 26 organizatave, angazhimi që Elon Musk ka marrë për fjalën e lirë do të çojë në dezinformim.
Përmes një letre, OJQ-të pretendojnë se blerja e Twitter nga Musk do të helmojë përmbajtjen e informacionit dhe do të jetë një kërcënim i drejtpërdrejtë i sigurisë publike, veçanërisht në mesin e atyre më të cenueshme dhe të margjinalizuarve.
Organizatat e themeluara nga qeveritë evropiane dhe George Soros lavdërojnë ndërhyrjen në informacion me qëllim moderimin e tyre, të cilat kritikët i kanë quajtur si censurë.
Ndër grupet që kundërshtojnë vizionin e Elon Musk janë Black Lives Matter Global Network, Media Matters for America, Women’s March, the Center for Countering Digital Hate, and Access Now.
Pas këtyre grupeve qëndrojnë donatorë të fuqishëm.
Access Now, i cili thotë se lufton kundër censurës së internetit, por mbështet ndërhyrjet në informacionet që qarkullojnë në Twitter, ka marrë më shumë se 1 milion dollarë nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të George Soros që nga marsi i kaluar, si dhe financime nga qeveritë e Kanadasë, Danimarkës, Gjermanisë, Holandës dhe Suedisë.
Media Matters for America financohet nga donatorët më të mëdhenj të Partisë Demokratike të SHBA-ve dhe u themelua nga David Brock, një punonjës i vjetër i familjes Clinton, i cili ka punuar edhe me Soros për të mbështetur demokratët. Soros ka financuar gjithashtu një numër organizatash të tjera që kanë nënshkruar letrën.
Vetë Musk u ka bërë thirrje ndjekësve të tij në Twitter që të hetojnë këto organizata që duan të kontrollojnë aksesin e tyre në informacion.
Elon Musk bleu Twitter javën e kaluar për 44 miliardë dollarë. Ai premtoi promovojë fjalën e lirë, të cilën ai e ka përshkruar si shkëmbi i një demokracie funksionale.




