Ish-deputeti i PD Gerti Bogdani ndodhet prej disa ditësh në Gjermani, ku është takuar me zyrtarë të lartë atje. Bogdani është takuar me ish-presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko dhe ish-kryeministren Yulia Timoshenko.
Teksa ndodhej në samitin dhe forumin e Bashkimit Demokrat në Berlin, Bogdani është takuar me përfaqësuesin e lartë të BE Christian Schmidt. “Me Christian Schmidt, nje bisede per situaten ne rajon nen hijen e luftes ne Ukraine, por edhe per rendesine e bashkepunimit rajonal.
Jo thjeshte Perfaqesuesi i Larte i BE per Bosnien, por njohes i mire i Ballkanit dhe mbi te gjitha mik i mire i Shqiperise qe nga ditet ne pozicionet e larta drejtuese ne CSU”- shkruan Bogdani në një postim në rrjete sociale.
Po ashtu ai u takua me me ish Kryeministrin e Kanadase, Stephen Harper, me të cilin kanë diskutuar situaten problemet në Shqiperi dhe vizitën e tij së shpejti në vendin tonë.




