Gjekmarkaj: Unë besoj se qeveria do dalë të kërkojë falje, do pranojë që i ka vjedhur votat dhe do tërhiqet, përndryshe ka revolta popullore…

0
91

Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, shprehet besimplotë se qeveria me në krye Edi Ramën, do të dalë dhe të kërkojë falje. Ai tha në “Frontline”, se mendon që Rama do e pranojë që i ka vjedhur votat dhe kështu do të tërhiqet.

I dyti i listës së PD në Lezhë, shtoi se nëse qeveria vazhdon me këtë sistem vjedhjesh, me këtë arrogancë dhe makutëri, njerëzit do të lodhen, do të mërziten dhe do të dalin në rrugë në revoltë popullore.

Agron Gjekmarkaj: Nëse kemi të bëjmë me një qeveri të tillë, regjimtare, revoltë popullore do të ketë. Nuk do të ketë qetësi. Dje është diskutuar qetësisht dhe me seriozitet, kjo puna e rakisë që përmendin për Markun është diçka që përdoret si simbolikë duke auzuar në media. Ne kemi ekspoze, fakte të pakundërshtueshme. Unë besoj se qeveria do dali dhe do e pranojë që ka vjedhur Zgjedhjet, do kërkojë falje dhe do tërhiqet.

Karapanxho: Në 25 prill ju gëzuat në selinë blu

Gjekmarkaj: Ajo nuk ishte festë

Zjarr Tv Ad