Gjykata e Posaçme s’ndryshon masën, Lefter Koka mbetet në qeli

0
40

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ish-ministrin Lefter Koka që akuzohet për korrupsion lidhur me inceneratorin e Elbasanit.

Ish-ministri për të disatën herë ka bërë thirrje për një masë më të butë duke thënë se nuk është i rrezikshëm dhe se asnjëherë më parë nuk e ka shkelur ligjin.

Koka është arrestuar më 14 dhjetor nën akuzën “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion” nga SPAK.

Gjatë hetimeve paraprake për këtë proçedim penal janë mbledhur dhe janë siguruar provat e nevojshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shumat monetare 368.672.760 lekë dhe 91.963.141 lekë, që iu janë faturuar shoqërive “Albtek Energy” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. dhe që janë paguar më pas nga këto dy shoqëri tregtare, përbëjnë përfitime materiale të parregullta që i janë dhënë shtetasit Lefter Koka.

Në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k. në zhvillimin e proçedurës së dhënies së konçensionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”.

Zjarr Tv Ad