Thursday, July 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina 360 grade Gjykata jep masën ‘arrest me burg’ për mësuesin që ngacmoi të miturën

Gjykata jep masën ‘arrest me burg’ për mësuesin që ngacmoi të miturën

0
580
Zjarr Televizion Adccccc

Është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për mësuesin Hasan Martani nga Gjykata e Tiranës.

Kërkesa për arrest me burg për mësuesin e 9-vjeçares në Kashar u bë nga Prokuroria.

Mësuesi 64-vjeçar jepte lëndën e matematikës dhe ishte kujdestrar në klasën e 14-vjeçares, prindërit e së cilës e kallëzuan në polici.

Vajza ka treguar se mësuesi e mbante veç të tjerëve, e puthte dhe e prekte në klasë dhe korridore dhe i dërgonte mesazhe në Fb. Mesazhet, që ajo ia tregoi mamasë së saj, u paraqitën si provë në polici. Megjithatë, vajza deklaroi se nuk ishte abuzuar seksualisht nga mësuesi.

Mësuesi nuk ka pranuar asnjë akuzë në gjyq.

Zjarr Tv Ad