Deputeti i LSI Petrit Vasili, ka publikuar emrat e deputetëve që firmosën në Kuvend pro shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Mirëpo, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme Gjykata Kushtetuese nxori vendimin dhe konstatoi se Meta “nuk kishte bërë shkelje” që të legjitimonin shkarkimin.
“Mos i harroni asnjëherë këta të paturp”, shkruan Vasili ndër të tjera dhe publikon firmat.
“Mos i harroni asnje here keta…firmetaret!! Jane ata, qe degjuan te çmendurin dhe si te shplare nga personaliteti, pa identitet dhe te neperkembur qe jane firmosen per shkarkimin e Presidentit Meta.
Ja ku i keni me emer me mbiemer dhe me firme keta te paturp. U rrofte Edi Rama qe si gjithmone jua lë turpin ne dere ketyre budallenjve dhe vete nuk firmos! Se Presidentit i moren te keqen”, shkruan deputeti i LSI.




