Gjyshi merr mbesën e gabuar nga çerdhja, e vë re vetëm kur shkon në shtëpi…

0
502

Policia e  Arezzo në Itali, ka nisur hetimet mbi një edukator dhe një kujdestar në një çerdhe komunale, ku dy ditë më pare, stafi i dha një fëmijë gjyshit “të gabuar”.

I moshuari në të vërtetë bëri një gabim të pare, duke i rënë ziles në çerdhen e gabuar, në vend të asaj që është ngjitur, e më pas një gabim të dytë, duke mos njohur që fëmija që iu dha nuk ishte mbesa e tij por një “tjetër”.

Keqkuptimi do të vazhdonte për rreth gjysmë ore, koha për të arritur në shtëpi, për të kuptuar me anëtarët e tjerë të familjes, se ai kishte narrë fëmijë tjetër dhe kishte sjellë mbesën “e gabuar”. Ndërkohë, një anëtar i familjes së këtij fëmije, kishte mbërritur në çerdhe dhe duke mos gjetur vajzën thirri policinë.

Mbesa e vërtetë e plakut, megjithatë, dy vjet më e madhe se tjetra, po priste që dikush ta merrte nga kopshti fqinj.

Ngjarja tashmë solli procedime disiplinore për dy personelin e çerdheve, duke marrë parasysh që të afërmit duhet të identifikohen dhe se stafi është gjithashtu, përgjegjës për shmangien e keqkuptimeve serioze si kjo.

Fakti se vajzat kanë të njëjtin emër, nuk e justifikon gabimin. Edukatori dhe portieri që hapi derën, u pezulluan nga puna.

 

 

Zjarr Tv Ad