Goditet me sende të forta shtetasi/Belind Këlliçi, denoncon nga Spitali i Traumës

0
1094

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, denoncon nga Spitali i Traumës në Tiranë se është goditur me sende të forta shtetasi Dorian Protoduari.
Këlliçi publikon bisedën që ka bërë me Protoduarin në spital, ku ky i fundi tregon si ka ndodhur ngjarja.

Biseda mes tyre

Belind Këlliçi: Unë dhe Dori jemi këtu në spitalin ushtarak, me Dorian Protoduarin , i sapo godit me leva pas koke në zonën e unazës së re. Cfarë ka ndodhur?Dorian Protoduari: Belind, para një ore mu më kanë goditur 3 persona. Të 3 janë, të tre vëllezër janë njerëzit e Arben Ahmetaj.

Belind Këlliçi: I njeh?

Dorian Protoduari: I njoh personalisht.

Belind Këlliçi: Si quhen?

Dorian Protoduari: Është Gjino Arapi, Noldi Arapi dhe Enea Arapi. Janë…

Belind Këlliçi: Si ka ndodhur konflikti?

Dorian Protoduari: Konflikti ka ndodhur për arsye politike sepse rreth një javë më përpara, nënën time një javë më përpara e kanë kërcënuar duke i thënë që, thuaj djemve mos të dalin të bëjnë fushatë në unazën e re.

Belind Këlliçi: Kur ka ndodh kjo ?

Nëna Dorianit: Para një javë, një javë e gjys. Më kapën, me emër.

Dorian Protoduari: Keto janë njerëzit e Arben Ahmetaj vlla që duan ta marrin pushtetin me dhunë.

Zjarr Tv Ad