Greva e AlbControl/ Rritet numri kontrollorëve të shoqëruar në polici…

0
43

Ka Shkuar  në 28, numri i kontrollorëve të shoqëruar në policinë e Tiranës. I pari që u shoqërua ishte Muhni Mezini. Gazetarja e ABC Xhensila Kodra, është shprehur se numri i të shoqëruarve, pritet të jetë më i lartë gjatë orëve në vijim.

Shoqërimet e tyre për t’u marrë në pyetje, janë bërë me urdhër të Prokurorisë pas kallëzimit që kompania AlbControl bëri ndaj organizatorëve.

Kujtojmë se në aeroportin e Rinasit, prej mëngjesit të së mërkurës, nuk mund të realizohet asnjë fluturim.

Shkak është bërë greva e kontrollorëve që akuzojnë, se u është ulur paga.

 

Zjarr Tv Ad