Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, i është drejtuar liderit historik Sali Berisha nga Kuvendi Kombëtar në Pallatin e Kongreseve, duke i thënë se ka humbur autoritetin moral dhe të drejtën për të qenë edhe kritik i opozitës.
Ajo u shpreh se Berisha është kthyer në një manipulator ndjenjash njerëzore të atyre që vetëm jetën ngelën pa i dhënë në 30 vite, por shtoi se PD nuk do të djegë “jorganin” e vlerave për “pleshtin” e interesit personal të Berishës.
“Nga sot, Lulzim Basha duhet të jetë me të gjithë demokratët, vetëm me Sali Berishën jo. Të cilit ia them këtu sot dhe në sy nesër kudo qoftë, për mua jo vetëm ka humbur autoritetin moral, por edhe të drejtën për të qenë me gjasme kritiku i saj. Duke vënë interesin e tij personal mbi PD dhe Shqiëprinë, është kthyer në manipulator ndjenjash njerëzore të atyre që vetëm jetën ngelën pa i dhënë në 30 vite. Boll! Për pleshtin e interesit të tij personal, nuk do djegim jorganin e vlerave të PD-së”, tha Grida Duma.




