Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në një intervistë për “ABC News” deputetja e cilësoi si lajm të mirë se pasi nuk iu përgjigj thirrjes së partisë në pushtet.
“Është një lloj fitore më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese nuk shkon në konform në thirrjet politike për presidentin. Është lajm i mirë. Ishte krijuar përshtypja që do të ndodhte. Pikërisht për këtë arsye sepse pritshmëria ishte ngritur. Për mua është lajm i mirë që tregon se nuk i përgjigjet kësaj thirrje të partisë në pushtet”, u shpreh Grida Duma.
Duma shtoi më tej se Meta ka dalë nga roli i presidentit dhe në situata të caktuara e ka mbështetur.
“Si president unë besoj se duhet ta ruajë etikën të mos përfshirjet në çështjen e partive. Le të themi që në kushtet në të cilat është Shqipëria ka pasur momente që e kam mbrojtur presidentin sepse monopatia kërkonin që edhe Presidenca kërkua në këtë situatë shumë specifike që të bënte kontrollin dhe balancën. Ka pasur momente që ka dalë dhe ka bërë rol të fortë politik. Në atë momente kam thënë po, sepse ishte momenti. Sot nuk ka të njëjtin qëndrim ndaj PD por unë skam ndryshuar qëndrim. Atëherë kam thënë po se po e bën këtë për shkak të mungesës së kontrollit dhe balancës”, tha deputetja Duma.




