Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, foli për rritjen e çmimeve së fundmi në vendin tonë.
Ai tha në seancën e sotme plenare se garda dhe kryetarja e Kuvendit nuk e lejoi që të futej me shportën e ushqimeve në sallë.
Ndër të tjera ai tha se te “kafja pranë parlamentit vjen era puro dhe hashash.”
Por më vonë, Sula kërkoi sërish fjalën dhe sqaroi se donte të thoshte që “te kafja vjen era puro dhe se e tha gabimisht fjalën hashash”.
“Nuk akuzova askënd. Unë nuk pi as duhan, dhe mund ta ngatërroj, por aty vjen era puro e të mbyt”, tha ai.
“Nuk kemi para të blejë bukë, por prap thonë do ia dalin. Big Marketi që ka çmimet më të ulëta dhe kam bërë shportën, ku bëhet fjalë për 1 kg vaj, miell, sheqer, kos, vezë, makarona, oriz etj kushton 30 mijë lekë. Duhen 500 mijë lekë për këto, po ujin, dritat? Të kërkova të vija me shportën dhe nuk më lejuan as garda dhe ju, po pse armë të ftohta janë ato? Këtu te lokali afër vjen era puro dhe mos them që hashash”, u shpreh Sula.




