Ministri grek i Transportit, ka njoftuar hapja e rrugës për autobusët e linjës Shqipëri Greqi. Lajmi është konfirmuar nga vetë Mninistri. Autobuzët do të lejohen të udhëtojnë vetëm me 85% të kapacitetit të tyre.
Sot janë lejuar të kalojnë autobusët në pikën kufitare të Kakavijës, me targa shqiptare ndërkohë që janë krijuar radhë nga pala greke, për shkak të kufizimit të sporteleve, pasi ka pasur dyndje pala greke ka shtuar dhe një sportel. Linjat shqiptare i çojnë udhëtarët deri në Janinë, pastaj këta të fundit lëvizin me linja të tjera greke për në destinacionet e tyre.




