Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

0
9

Tuneli i Llogarasë u hap sot zyrtarisht për të gjitha kategoritë e automjeteve, përjashtuar ato të tonazhit të rëndë. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi se qarkullimi në tunel do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, në mbështetje të sezonit turistik.

Me një gjatësi prej 6 kilometrash, tuneli shmang kalimin nga Qafa e Llogarasë dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm udhëtimin drejt jugut të Shqipërisë. Shpejtësia e lejuar në tunel varion nga 50 deri në 80 km/h, ndërsa gjatë verës pritet të kalojnë deri në 10 mijë automjete në ditë.

Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre.

Zjarr Tv Ad