Holandë/ Arrestohen 4 persona të dyshuar për terrorizëm

0
31

Në prag të festave të fundvitit forcat e sigurisë në vendet evropiane kanë rritur në maksimum nivelin e sigurisë për të mbrojtur qytetarët nga sulmet e mundshme terroriste.

Policia holandeze ka vënë në pranga katër persona të dyshuar për përgatitjen e akteve terroriste.

Njësitë e antiterrorit të Roterdamit kanë njoftuar se pas kontrolleve të hollësishme është konstatuar se të dyshuarit po planifikonin kryerjen e një sulmi terrorist në një aeroport, por pa dhënë detaje në lidhje me shkallën e kërcënimit.

Në të kaluarën në prag të festës së vitit të ri sheshet kryesore në disa vende të Europës përfshirë Holandën, Belgjikën Francën e Gjermaninë, janë bërë pre e sulmeve terroriste.

 

Zjarr Tv Ad