Humbja e jetës së ushtarakes shqiptare në Letoni, reagon Rama: Dhimbje e thellë

0
33

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me humbjen e jetës së ushtarakes shqiptare me mision në Letoni.

“Dhimbje e respekt i thellë për efektivin e Forcave të Armatosura, Zarife Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, ku u plagosën dhe dy efektivë të tjerë!

Ngushëllime familjes, të afërmve e miqve të Zarifes dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i saj”, shkruan Rama.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATOs “Enhanced Forward Presence”.

Zjarr Tv Ad