Humbjen e motrës apo të partnerit/ Ja për kë do vuante më shumë Rozana Radi…

0
28

Rozana Radi, tregohet shumë e rezervuar, sa i takon jetës së saj private, por gjatë ditës së djeshme në një intervistë me gazetarin Ardit Gjebrea, ajo ka vendosur që të flasë edhe për partnerin e saj, Shpëtimin, i cili është një punonjës në prokurori.

Rozana ka treguar, se është pikërisht ajo që mban më shumë inat mes të dyve, megjithatë mesa ka treguar, është po Rozana ajo që pendohet më shpejt. Duke qenë se Rozi, ka shprehur shpesh publikisht “dobësinë” për të motrën, Andetën, Ardit Gjebrea, e ka ngacmuar pikërisht për këtë të fundit, në raport me Shpëtimin.

“Janë dashuri të ndryshme. Për Andetën nëse do e humbisja tani, të shkoja tek dramat më të mëdha, do të doja që më mirë të humbja unë se sa Andeta. Ndërsa për Shpëtimin, nëse do e humbja, do e vuaja, por duhet që në 2020-2021, vajza të mbledhë forcat e të ecë përpara, çfarëdolloj gjëje që të ndodhë. Kokën lart dhe krenare”, është shprehur Rozana.

Artistja ka treguar se prej 8-të vitesh, jeton me partnerin e saj dhe se çfarë “interesi” e mban lidhur pas Shpëtimit. “Njeriu është interesaxhi në mënyrën e tij”- tha ajo me humor. Me Shpëtimin kam interes shpirtëror, sepse dashuria është e tillë. Ikën Shpetimi dhe unë jam copë shpirtërisht, është ai që më nervozon më shumë, por që dua më shumë”, tha Rozi.

Zjarr Tv Ad